Laçi mposht Luftëtarin

- Bota Sot

Laçi mposht Luftëtarin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Kategorinë e Parë. Pogradeci fitoi ndaj Lushnjës në shtëpi, teksa Laçi mposhti Luftëtarin.

Liqenorët triumfuan me shifrat 3-1 ku golat erdhën nga Preknicaj ish lojtari i Lushnjës dhe nga Pius i cili realizoi dopietë. Golin e vetëm për lushnjarët e shënoi Camko.

Nga ana tjetër Laçi mposhti me rezultatin 2-1 Luftëtarin.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit me Myrta dhe në të 70-ën, Kalaj dyfishoi shifrat.

Golin e vetëm për Luftëtarin e bëri Ziaj në kohën shtesë. Me këtë fitoi Laçi merr përkohësisht kreun e Kategorisë së Parë.



Read it all at Bota Sot