Elbasanin e nderon penalltia e kontestuar,

- Bota Sot

Elbasanin e nderon penalltia e kontestuar,

Elbasani mposhti Vorën me rezultatin 2;1.

Sfida u luajt në Vorë, ndërsa kishte vlerë për javën e 25-të të Superiores.

Verdheblutë kaluan të parë në avantazh me Olberkis.

Më pas ishte Kasalla nga Vora, që me supergolin e tij riktheu baraspeshën në pjesën e parë.

Elbasani u tregua më kërkues në pjesën e dytë.

Falë një penalltie të kontestuar u fituan edhe 3 pikë të arta. Vendësit nuk ishin dakord me vendimin e gjyqtarit Kreshik Barjamaj, ndërsa edhe Eldorjan Hamiti e konfirmoi në VAR.

Arsen Lleshi nuk gaboi nga 11 metrat. Elbasani si vend i tretë mbetet vetëm 3 pikë prapa Vllaznisë kryesuese, ndërsa edhe Egnatia numëron 1 pikë më tepër se verdheblutë.



Read it all at Bota Sot