As në javën e tretë të stinorit pranveror, ekipi i Struga Trim Lum nuk ka marrë fitore.
Një dëshmi e krizës së thellë e klubit shqiptar në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Struga ka barazuar me rezultat 1:1 ne Manastir në duel me Pelisterin.
Pjesa e parë shkoi mirë për mysafirët nga Struga.
Ata avancuan me golin e Shabanit në minutën e 31-të.
Në pjesën e dytë, Pelisteri e barazoi rezultatin.
Pas një mosmarrëveshje dhe një gabimi nga portieri Angeletti, Luka Bullatoviq realizoi për 1:1 në minutën e 73-të.
Pas javës së 19-të Struga TL e zë vendin e dytë me 42 pikë, nëntë me pak se Vardari dhe Pelisteri renditet në pozitën e 9-të 20 sosh.