Juventusi kokulur, Como ballëlart nga stadiumi në Torino.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, më shokë, janë trimat e fitores së madhe.
Como ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Juventusit, në takimin e javës së 26-të të Serie A.
Futbollisti Vojvoda shënoi në minutën e 11-të, duke kaluar Como-n në epërsi. Juventsu u përpoq maksimalisht, por e padenjë që të thyejë mbrojtjen e udhëtuesve.
Në minutën e 61-të, Caqueret i dha Juves goditje të rëndë, thelloi fitoren e Comos me rezultat 0:2.
Vojvoda u paraqit 74 minuta për Comon e Edon Zhegrova as një minutë për Juventusin.
Juventusi e zë vendin e pestë me 46 pikë, ndërsa Como ndodhet në të 6-tin me 45 sosh.