Kampioni në fuqi, Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Eintracht Frankfurtit, në takimin e javës së 23-të në Bundesliga I.
Bavarezët shënuan fitore me rezultat të ngushtë por shumë të madhe në luftë për titullin e kampionit.
Për Bayernin shënuan Pavlloviq (16), Kane (20 e 68) dhe për udhëtuesit Burkardt (77- nga penalltia) e Kalimuendo (86).
Bayerni kryeson me 60 pikë, ndërsa Eintracht është në vend të shtatë me 31 sosh.