Si ndryshoi situata pas të shtunë?

- Bota Sot

Si ndryshoi situata pas të shtunë?

Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë e Parë i dhanë start javës së 23-të e paralelisht edhe fazës së tretë të kampionatit.

Sipas formulës së kalendarit të kësaj faze, tre skuadrat e kreut ndesheshin me tre ekipet e vendeve të fundit dhe ashtu siç parashikohej, kryesuesit fituan.

Kësisoj, Skënderbeu ruajti distancën prej 3 pikësh ndaj Laçit ndjekës, ndërsa Pogradeci vazhdon të mbetet 5 pikë pas kurbinasve.

Këto tre skuadra kanë krijuar një diferencë shumë të thellë me të gjithë ndjekësit e tjerë, që luajnë nesër ndeshjet përkatëse.

Ndërkohë, në fund bëhet gjithnjë e më dramatike situata për Lushnjen, Luftëtarin e Kukësin, të cilët mbajnë tre vendet e fundit dhe për të cilët shanset e mbijetesës minimizohen javë pas jave.



Read it all at Bota Sot