Dortmundi mezi ka marrë një pikë në konak të Leipzig-ut, duke luajtur baras (2:2) në takimin e javës së 23-të të Bundesliga I.
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, u paraqit titullar për Leipzig-un, duke u zëvendësuar në minutën e 81-të.
Futbollisti Baumgartner shënoi në minutën e 20-të dhe në minutën e 39-të, për epërsinë 2:0 të vendasve.
Dortmundi këndellet në pjesën e dytë duke shmang humbjen falë golave të futbollistëve Romulo Cardoso (50-autogol) e Silva (90+5).
Dortmundi e zë vendin e dytë me 52 pikë e Leipzig të pestin me 41 sosh.