Bardhi asistoi, Konyaspor mposht Galatasarayn

- Bota Sot

Bardhi asistoi, Konyaspor mposht Galatasarayn

Ekipi i Konyasporit fitore të madhe ndaj Galatasarayt me rezultat 2:0 në Superligën e Turqisë në futboll.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, hyri në lojë në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 72-të kur rezultati ishte 0:0.

Në minutën e 75-të Demirbag realizoi për 1:0 dhe më pas Bardhi asistoi për golin e dytë të ekipit të tij (81’), i cili vulosi fitoren për ekipin vendas.

Nga ana e majtë, Bardhi shërbeu shkëlqyeshëm për Kramerin, i cili e përplasi topin në rrjetën e gjigantit të Stambollit.

Pas javës së 23-të Galatasaray prin me 55 pikë, një ndeshje e tre pikë më shumë se Fenerbahce dhe Konyaspor e zë vendin e 13-të me 23.



Read it all at Bota Sot