Ndjesa publike që kërkoi Alesandro Bastoni nuk ka mjaftuar, pasi mbrojtësi i Interit tani është kthyer në “armik publik” në Itali.
Kjo u pa qartë në ndeshjen e sotme të Interit ndaj Leçes, ku edhe pse mes ekipeve nuk është se ka ndonjë rivalitet historik, tifozeria vendase nuk e kurseu në asnjë moment.
Mbrojtësi që në minutat e parë të sfidës u bë objektiv i vërshëllimave të tifozëve vendas, sa herë që ai prekte topin apo bënte ndërhyrje ndaj futbollistëve të Leçes.
Një sinjal i qartë për futbollistin, si pasojë e ngjarjes së javës së kaluar mes Interit dhe Juventusit, ku simulimi i tij solli karotinën e kuq të Kalulu, me festën e mbrojtësit që përkeqësoi mbi të gjitha imazhin e tij.
Veprimi në fund të ndeshjes i Bastonit, bashkë me trajnerin Kivu, duket se do të krijojë edhe më shumë polemika.
Kjo, pasi ai mbajti nga fanella në mënyrë të dukshme Banda kur shifrat ishin 2-0 dhe zikaltrit po bënin gati ta ndërronin.
Kartoni i verdhë do të sjellë pezullimin e tij në ndeshjen e radhës ndaj Xhenoas, por kështu nuk do të jetë i rrezikuar për sfidën pas dy javësh, derbin ndaj Milanit. Menjëherë pas kartonit të verdhë, Kivu e nxori nga fusha mbrojtësin e tij.