Gjilani pa sulmuesin kryesor kundër Prishtinës

- Bota Sot

Gjilani pa sulmuesin kryesor kundër Prishtinës

Skuadra e futbollit Gjilani ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit ndaj Prishtinës, takim ky që zhvillohet të dielën nga ora 13:00.

“Gjatë gjithë javës ekipi ka qenë i përqendruar në punë në kërkesa të shtabit teknik para ballafaqimit të vikendit ndaj kryeqytetasve.

Me grupin është bashkuar Elton Isufi, i cili ishte në proces të rikuperimit, ndërkohë që në infermieri vazhdon të mbetet kapiteni i skuadrës, Edison Kqiku.

Për këtë duel, kryetrajneri Debatik Curri nuk mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Senad Jaroviq, i cili do të mungoj për shkak të numrit të kartonëve të verdhë (4). Pjesa tjetër e skuadrës është gati për ballafaqimit ndaj bardhekaltërve.

Një fitore dhe një barazim në kryeqytet është bilanci i kuqebardhëve para kësaj përballje, e cila do jetë histori në vete për sa i përket ndeshjeve të zhvilluara ndërmjet vetes”, njofton SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot