Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Almir Ajzeraj, nuk ia ka frikën në asnjë rrethanë skuadrës së Llapit të Podujevës.
Ndeshja luhet në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, duke filluar në orën 13.00.
“Nesër kemi një kundërshtar të vështirë, por si gjithmonë presim një ndeshje derbi dhe synojmë të dalim me tre pikë.
Edhe pse kemi ndeshje njëra pas tjetrës, klubi na qëndron gjithmonë mbrapa duke na ofruar kushte për rigjenerim, në mënyrë që të jemi 100% të gatshëm. Ashtu edhe nesër, jemi gati ta sigurojmë trepikëshin”, -tha Ajzeraj.
Drita renditet në vend të tretë me 35 pikë e Llapi në të shtatin me 22 pas javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.