Flamurtari është fituese për herë të 22-të e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.
Në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë, vlonjatet kanë mundur me 24 pikë diferencë Tiranën, në totalin 79:55. Që në fillim Flamurtari ka dominuar takimin, teksa ka fituar periodën e parë, 24-11.
Fiton dhe të dytën 23-15 dhe në pushim ka kryesuar 47-26.
Tirana mundohet të reagojë në periodën e tretë, por sërisht suksesi është në anën e Flamurtarit.
10-8 dhe në total 57-34. E fundit 22-21 dhe përfundimisht 79-55.