Shqiptari e nis me gol sezonin e ri në MLS

- Bota Sot

Shqiptari e nis me gol sezonin e ri në MLS

Myrto Uzuni ishte padiskutim një nga protagonistët e skuadrës së Austin në barazimin 2:2 me Minnesota United.  

Shqiptari e nis kështu me gol sezonin e ri në MLS, duke treguar se do të jetë sërish një lider për ekipin amerikan.

Goli i beratasit erdhi në minutën e 76-të, i cili topin që i erdhi para tij e dërgoi në fundin e rrjetës, për t’a rikthyer në avantazh ekipin e tij.

Fatkeqësisht më pas rezultati u barazua sërish nga miqtë dhe kjo bëri që goli i liderit të Kombëtares shqiptare të ketë vlerën e 1 pikë.

Ky është goli i parë i Uzunit në këtë sezon të ri të MLS, i cili arrin të gjejë rrugën e rrjetës që në sfidën e parë sezonale. Beratasi është një lider te Austin dhe si i tillë pritet të shënojë të tjerë gola vendimtar për skuadrën amerikane.



Read it all at Bota Sot