Mbrojtësi i djathtë Aleksander Trumçi ka folur për mediat para ndeshjes me Sileksin të dielën në Kratovë.
Dueli i xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës është në caktuar të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në orën 13:00.
…gjendja fizike…
Aleksander Trumçi: “Mendoj që ekipi është gati për ndeshje, por nuk kemi pasur edhe shumë kohë për tu përgatitur për këtë sfidë, pasi kishim shumë ndeshje të fortë me Samsunsporin në Europë.
Normalisht se këto janë ndeshje shumë të forta dhe të harxhojnë shumë energji, por ne jemi krenar për këto sfida, pasi kemi arritur një nivel të lartë, duke luajtur kësi lloj ndeshje. Tani po përgatitemi për duelin me Sileksin në kampioat.”
…Sileksi…
Aleksander Trumçi: “Normalisht ne jemi gati për çdo ndeshje edhe për të marrë rezultat pozitiv. Ne e kemi nisur shumë mirë gjysmësezonin pranveror, me dy fitore. Skuadra e Sileksit është cilësore, e kemi analizuar mirë, por ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për rezultat pozitiv.”
…fokusi…
Aleksander Trumçi: “Europa është një gjë që e kemi arritur me merita tona, por duhet ta lëmë anash dhe të fokusohemi të kampionati, pasi këto ndeshje na dërgojnë sërish te Europa.
Ne tani jemi fokusuar 100% te ndeshja me Sileksin”.
…fiton Shkëndija…
Aleksander Trumçi: “Normalisht që po..”