Braziliani kërkon shtëpi në Miami

- Bota Sot

Braziliani kërkon shtëpi në Miami

Mesfushori brazilian Kasemiro, po bëhet gati t’i japë lamtumirën Anglisë, për të nisur në verë një etapë të re të karrierës së tij.

Sipas asaj që raporton “Thë Sun”, futbollisti i cili do të mbyllë eksperiencën e tij te Mançester Junajtid këtë verë, po mendon transferimin në MLS.

Gazeta britanike bën të ditur se Casemiro dhe gruaja e tij kanë udhëtuar këtë javë në Miami për të kërkuar një shtëpi për familjen pasi mendohet se do të nënshkruajë për Inter Miamin.

Nëse ndodh një gjë e tillë, ai do të bëhej futbollisti i 28-të që ka luajtur në një skuadër si me Ronaldon, ashtu edhe me Messin.

Në fakt, Ronaldo kishte kërkuar afrimin e tij te Al Nasr në Arabinë Saudite, por duket se Kasemiro ka marrë një drejtim tjetër. Alternativa të mundshme për transferimin ën verë janë edhe Porto në Portugali dhe Sao Paulo në Brazil.



Read it all at Bota Sot