Shkëndija e Haraçinës nuk do të luajë në Hasanbeg, por në Kumanovë ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Cila është arsyeja?
“Për shkak të mungesës së sistemit VAR në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg, ndeshja ndaj Rabotniçkit, e vlefshme për Kupën e Maqedonisë, është vendosur të zhvillohet në stadiumin e KF Bashkimi në Kumanovë.
Të gjitha informacionet e tjera lidhur me orarin dhe organizimin e ndeshjes do të bëhen të ditura me kohë përmes kanaleve zyrtare të klubit.
Me këtë rast, shprehim falënderim të sinqertë për kryesinë e KF Bashkimit për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke hapur dyert për klubin tonë sa herë që ka pasur nevojë”, njofton Shkëndija.