Vishi: Do të luftojmë për çdo top dhe çdo minutë të ndeshjes

- Bota Sot

Vishi: Do të luftojmë për çdo top dhe çdo minutë të ndeshjes

Shkupi vazhdon të kërkojë fitoren e parë në pjesën pranverore të sezonit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Optimizëm në kampin e Shkupit para sfidës me Arsimin.

Trajneri i Shkupit, Alisa Vishi, beson në kapacitetin e ekipit të saj dhe thekson se disiplina është faktori kyç për suksesin në ndeshjen e sotme (14.00) në Gostivar.

“Si trajner, kam respektin më të madh për kundërshtarin, por ne hyjmë në këtë ndeshje me besim të plotë te lojtarët tanë të rinj.

Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës dhe jemi të vetëdijshëm se futbolli shpesh shpërblen guximin, disiplinën dhe shpirtin luftarak”, tha Vishi.

Vishi është i vetëdijshëm se dëshira e talenteve të rinj për të provuar veten mund të jetë nxitësi kryesor për një rezultat pozitiv.

“Ne do të luftojmë për çdo top dhe çdo minutë të ndeshjes, duke dhënë më të mirën tonë për klubin dhe tifozët tanë”, përfundoi Alisa Vishi.

Ndeshja midis Shkupit dhe Arsimit do të luhet në stadiumin e Gostivarit, duke filluar nga ora 14:00.



Read it all at Bota Sot