Klubi i futbollit Novi Pazari nga Sanxhaku është provokuar rëndë në Novi Sad të krahinës së Vojvodinës e cila ka kohë që është e okupuar nga regjimi serb.
Provokim i rëndë ndaj klubit nga Sanxhaku.
“Tifozët e Vojvodinës brohoritën emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, përgjigja e tifozëve të Novi Pazarit ‘i ngriu’”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.
“Novi Pazari poshtëroi Vojvodinën dje në Novi Sad dhe festoi me rezultat 3:0 në javën e 24-të të Superligës serbe. Megjithatë, për fat të keq, tema kryesore është ajo që ndodhi në tribunat e stadiumit ‘Karagjorgje’.
Tifozët vendas e nisën gjithçka duke brohoritur me turp emrin e kriminelit të luftës të dënuar Ratko Mlladiq, por mbështetësit e Novi Pazarit nuk mbetën borxhlinj.
Një grup tifozësh të Novi Pazarit po brohorisnin për ekipin e tyre dje në Novi Sad, dhe kur dëgjuan se çfarë po brohoriste ekipi vendas, vendosën të hakmerreshin.
“Naser Oriç”, gjëmoi në stadiumin e Vojvodinës, pas së cilës në tribuna ra heshtja sepse skuadra vendase qartësisht nuk e priste”, shkruan më tej.
Duhet theksuar shqiptar Driton Camaj shënoi dy gola për Novi Pazarin.