Futbollisti Granit Xhaka rikthehet pas lëndimit, por nuk aktivizohet nga minuta e parë.
Sunderland sot (15.00) do të ndeshet me Fulhamin, në kuadër të javës së 27-të të Premier League.
Sunderland ka publikuar formacionet për sfidën e sotme.
Xhaka është në pankinë dhe mbetet të shihet se do të ketë apo jo minuta në pjesën e dytë të lojës.