Torino ka pësuar humbje të thellë në udhëtim, me rezultat 3:0 nga Genoa, në takimin e javës së 26-të të Serie A.
Futbollisti Ardian Ismajli u aktivizua nga minuta e 46-të për Torinon.
Emirhan Ilkhan i Torinos u përjashtua me karton të kuq në minutën e 45+2, duke ia lehtësuar punën edhe më shumë vendasve.
Golat i realizuan Norton-Cuffy (21), Ekuvan (40) e Junios Messias (83’).
Torino e zë vendin e 15-të me 27 pikë sa ka edhe Genoa një pozitë më lart.