Ferizaj ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:1 ndaj Ballkanit të Therandës, në ndeshjen e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja u luajt në Ferizaj prapa palestrës sportive “BIll Clinton” dhe në një atmosferë të mirë.
Përballja mes Ferizajt dhe Ballkanit u karakterizua me lojë të fortë deri në frymën e fundit.
Futbollisti Richards është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola në minutën e 8-të dhe të 35-tën.
Për mysafirët shënoi Kryeziu në minutën e 19-të nga penalltia.
Ferizaj tani renditet në vend të tetë me 22 pikë sa ka edhe Llapi në të shtatin dhe Ballkani bie në vend të dytë me 36 pikë të grumbulluara.