Fitojnë Kastrioti dhe Iliria, derbi mbyllet në paqe

- Bota Sot

Fitojnë Kastrioti dhe Iliria, derbi mbyllet në paqe

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë.

Kastrioti ka mposhtur Apoloninë 1-0, falë një goli të shënuar nga Kapllani në pjesën e dytë. Krutanët ngjiten në vendin e 4-t në renditje me 33 pikë, ndërsa fierakët zbresin në zonën e Play Out-it.

Një gol i Mavangës nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes, i ka mjaftuar Ilirisë që të mposhtë 1-0 Besën.

Nuk ka gola dhe fitues në sfidën tjetër të ditës. Derbi Burreli-Korabi mbyllet në barazim të bardhë 0-0.

Pas 23 javëve kampionat, renditjen e Kategorisë së Parë e kryeson Skënderbeu me 54 pikë, i ndjekur nga Laçi me 51 pikë.



Read it all at Bota Sot