Asistim nga këmbët e shqiptarit për golin e parë

- Bota Sot

Asistim nga këmbët e shqiptarit për golin e parë

Trabzonspor ka marrë një fitore të madhe në transfertë 1-2 ndaj Gaziantep, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superligës turke.

Të tre golat e takimit u shënuan brenda 5 minutave në pjesën e parë.

Fillimisht, vendasit gjetën avantazhin me golin e Mohamed Bayo në minutën e 22-të.

dy minutash, Trabzonspor barazon shifrat me golin e Felipe Augusto. Braziliani shënoi pas një super asisti që mori nga Ernest Muçi. 

Asisti i pestë këtë seozn në kampionat për sulmuesin kuqezi, pa harruar këtu edhe 10 golat. Në minutën e 27-të, i zakonshmi Paul Onuachu shënoi golin e avantazhit për Trabzonspor.

Pjesa e parë dhe i gjithë takimi u mbyll 1-2 për Trabzonspor, që renditet në vendin e tretë me 48 pikë, 7 pikë më pak se Galatasaray kryesues. Andre Onana “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, ndërsa Muçi lojtari i dytë më i vlerësuar.



Read it all at Bota Sot