Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është paraqitur 46 minuta për Dinamon e Zagrebit.
Dinamovitët shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Varazhdinit.
Pjesa e dytë ishte edhe qelës i fitores së Dinamos.
Futbollistët Zajc (51 e 53) e Bakrar (57) shënuan për fitoren e madhe.
Dinamo kryeson me 51 pikë, ka 8 pikë e 1 ndeshje më shumë se Hajduku në pozitë e dytë.
Varazhdini renditet në vend të katërt me 32 pikë pas javës së 23-të.