Sunderland zhgënjeu si vendas duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Fulhami, në takimin e javës së 27-të të Premier Leagues në futboll.
Granit Xhaka u rikthye nga lëndimi, duke u aktivizuar nga minuta e 71-të.
Xhaka u paraqit në 19 minutat e fundit, por pa forcë që të ndikojë në rikthimin e rezultatit.
Futbollisti Jimenez është autori i dy golave (54 e 61-nga penalltia) e Iwobi (85’) për fitoren e Fulhamit.
Për Sunderlandin shënoi Le Fee (76’-nga penalltia).
Sunderland renditet në pozitën e 12-të me 36 pikë, një më pak se Fulham që gjendet dy pozita më lartë.