Fitore e çmendur me përmbysje e Partizanit

- Bota Sot

Fitore e çmendur me përmbysje e Partizanit

Partizani mori një fitore të çmendur me përmbysje në transfertën e Flamurtarit.

Të kuqtë fituan 1:2 falë golave të Sidibe, ndërsa hero ishte edhe portieri Qirko që priti penallti.

Takimi rezultoi të ishte supersfida e javës së 25-të të Superiores. Kjo pasi Maksuti realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca, pikërisht në minutën e tetë për vendësit.

Të kuqtë u përgjigjën në minutën e fundit të pjesës së parë. Sidibe fitoi penallti, të cilën e fitoi dhe e realizoi vetë. Penalltia u akordua pas kontrollit me VAR nga gjyqtari Bastari.

Në pjesën e dytë, përmbysja erdhi menjëherë me Sidiben. Ky i fundit përfitoi nga gabimi i Veigës te Flamurtari.

Flamurtari pati mundësinë që të barazonte me Herald Markun, pas penalltisë së dytë të ndeshjes të akorduar me VAR.

Pano Qirko ishte heroi i Partizanit në fund, pasi priti penalltinë e gjuajtur nga Marku.

Tashmë të kuqtë kanë bërë mrekullinë, pas numërojnë po aq pikë sa Dinamo e vendit të katërt. Flamurtari ndërkohë mbyll renditjen me vetëm 20 pikë të fituara deri tani, duke u bërë pretendent kryesor për rënien nga kategoria.



Read it all at Bota Sot