Hajduku i Splitit mezi e ka mposhtur me rezultat 1:0 Rijekën në kryendeshjen e kampionatit kroat.
Futbollistët nga Kosova, Ron Raçi e Adrion Pajaziti, u paraqitën për Hajdukun.
Raçi titullar e Pajaziti nga minuta e 62-të.
Fakt interesant është se skuadra e Rijekës mbetet pa një lojtar nga minuta e 45-të, Petroviq u përjashtua me karton të kuq.
Në minutën e 79-të Marko Livaja ia siguroi fitoren Hajdukut.
Pas një minute edhe Hajduku ngelet pa një lojtar, Sigur u përjashtua me karton të kuq.
Pas javës së 23-të në elitën e futbollit kroat, Dinamo prin me 51 pikë, i ndjekur nga Hajduku me 46 dhe Rijeka renditet në pozitën e tretë me 32 sosh.