Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi me Mallorca-n, ishin të pafat, ku në finish mbeten pa pikë.
Mallorca bëri lojë të mirë, por doli duarthatë në udhëtim ndaj Celta Vigo, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 25-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Muriqi bëri lojë të mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 77-të.
Në minutën e 85-të, futbollisti Aspas ishin i saktë nga penaltia, si dhe shënoi edhe në minutën e 90+6 për fitoren e vendasve.
Mallorca renditet në pozitën e 18-të me 24 pikë e Celta në të 6-tin me 37 sosh.