Sot ndeshja direkte për mbijetesë në Superligë

- Bota Sot

Sot ndeshja direkte për mbijetesë në Superligë

Në kuadër të xhiros së 21-të të Superliga e Kosovës në futboll, sot zhvillohet një përballje shumë e rëndësishme në luftën për mbijetesë, ku Drenica pret në shtëpi Prishtinën e Re.

Drenica hyn në këtë takim nga pozita e 9-të në tabelë me 21 pikë nga 20 ndeshje të zhvilluara, duke regjistruar 6 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje, me goldiferencë 22:33. Forma e skuadrës nuk ka qenë e qëndrueshme, çka e bën këtë duel jetik për të shmangur zonën e rrezikut.

Në anën tjetër, Prishtina e Re renditet e fundit në tabelë, në vendin e 10-të, me 18 pikë nga 20 ndeshje, pas 5 fitoreve, 3 barazimeve dhe 12 humbjeve, me goldiferencë 19:30. Edhe për mysafirët, kjo ndeshje përfaqëson një shans të artë për t’u rikthyer në garë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Duke marrë parasysh pozitën e të dyja skuadrave në tabelë dhe formën e fundit, pritet një ndeshje e fortë, ku çdo pikë ka peshë të madhe. Fituesi i këtij takimi do të marrë frymë më lirshëm në vazhdim të kampionatit, ndërsa humbësi do të përballet me presion edhe më të madh në xhirot në vijim.



Read it all at Bota Sot