Sipas shefes së diplomacisë europiane, Kaja Kallas, është e mundshme që sot vendet anëtare të BE-së të mos arrijnë marrëveshje për paketën e propozuar të re të sanksioneve ndaj Rusisë.
Bllokimi i Hungarisë ka bërë të qartë se nuk do të arrihet konsensus për masat e propozuara gjatë takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm, theksoi Kallas para gazetarëve.
Budapesti njoftoi se do të bllokojë miratimin e paketës së 20-të të sanksioneve evropiane ndaj Rusisë, për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të naftës ruse përmes tubacionit Droujba.
Bashkimi Evropian propozon që në fillim të shkurtit masa të reja sanksionesh ndaj Rusisë, që synojnë sektorin bankar dhe atë energjetik.
Kjo paketë e re do të jetë e 20-ta që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022. Po ashtu, propozohet vendosja e ndalimeve të reja për importet dhe eksportet.