Në një intervistë për RMC Sport, Patrice Evra ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo ishte shumë afër kalimit te Paris Saint-Germain, përpara se të firmoste me Juventusin.
Ish-mbrojtësi francez, Patrice Evra, ka zbuluar një detaj interesant nga prapaskenat e merkatos, duke konfirmuar se Ronaldo ishte shumë afër kalimit te Paris Saint Germain para se të firmoste me Juventus.
Në një intervistë për RMC Sport, sipas Evrës, sulmuesi portugezCristiano Ronaldo kishte disa oferta serioze në tavolinë, përfshirë edhe nga Chelsea dhe Arsenal, por projekti i PSG-së ishte ai që e kishte joshur më shumë.
“Ai do të ishte përshtatur shumë mirë dhe do të kishte bërë gjithçka për të pasur sukses. Do të ishte një transferim spektakolar” - deklaroi Evra.
Në fund, Ronaldo zgjodhi Juventusin, ku vazhdoi karrierën e tij me suksese të shumta, ndërsa transferimi i mundshëm në Paris mbeti një nga lëvizjet më të afërta që nuk u realizuan kurrë.