Ndeshja me Kosovën, lojtari i Sllovakisë: Kanë mentalitet të fortë, pres rival agresiv

- Bota Sot

Ndeshja me Kosovën, lojtari i Sllovakisë: Kanë mentalitet të fortë, pres rival agresiv

Sllovakia do të përballet me Kosovën në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Tomas Suslov, lojtari i sllovakëve, ka bërë analizën e tij, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Kosova do të jetë shumë agresive. Lojtarët e saj kanë mentalitet të fortë dhe për ta kjo është një mundësi e veçantë për t’u kualifikuar në Botëror.

Prandaj pres një ndeshje të fortë dhe të barabartë, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën”, u shpreh Suslov.

Ndeshja luhet me 26 mars.



Read it all at Bota Sot