Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për tifozët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndaj skuadrës jo vetëm në momentet e suksesit, por edhe në periudhat e vështira.
“Duajeni ekipin kur barazon ose kur humb. Të të duan kur fiton është shumë, shumë e lehtë”, deklaroi Arteta. Tekniku spanjoll nënvizoi se lojtarët kanë nevojë për përkrahje sidomos kur përballen me presion dhe kritika.
“Duhet t’i duash lojtarët dhe të jesh pranë tyre kur kanë më shumë nevojë”, shtoi ai.
Deklarata e Artetës vjen në një moment kyç të sezonit, ku skuadra përballet me sfida të rëndësishme dhe presion të lartë për rezultate, teksa në fund u kthye te fitoret me suksesin 4-1 ndaj Totenhemit.