E rëndë për familjen: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit për vdekje nga vetura në Bresje

- Bota Sot

E rëndë për familjen: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit për vdekje nga vetura në Bresje

Safet Hiseni, këmbësori që humbi jetën natën e 22 shkurtit pasi u godit nga një veturë në Bresje, do të varroset sot në varrezat e Fushë Kosovës.

Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 13:00.

Të dashur familjar, miq dhe dashamir, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Safet Hiseni, do të bëhet nesër me datë 24.02.2026, në ora 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Rastin e rëndë, e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka  mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.



Read it all at Bota Sot