Matteo Darmian u rikthye me fanellën e Interit nga minuta e parë në “play off”-in e parë të Champions League. Në “Matchday Programme” për ndeshjen kundër Bodo/Glimt foli për cilësitë që do t’i merrte nga shokët e skuadrës:
“Do të përmendja shumë gjëra; vizionin e lojës së Bastonit, qëndrueshmërinë e Acerbit dhe guximin e Lautaros para portës”.
Ai tregoi se çfarë i pëlqen më shumë në futboll:
“Ta ndihmoj skuadrën në çdo moment, me një gol apo një ndërhyrje, kjo është më e kënaqshmja.
Edher pas eksperiencës, e jetoj këtë profesion me shumë entuziazëm dhe adrenalinë, gjithmonë kam dëshirë të luaj dhe të fitoj. Që fëmijë kam qenë shumë konkurrues”.
Darmian vlerësoi futbollin për mësimet që jep: “Të qëndrosh në grup dhe të respektosh rregullat.
Edhe respekti për shokët dhe stafin është themelor”. Për cilësitë e tij: “Të mira? Altruizmi dhe sinqeriteti. Të këqija? Jam pak i ndjeshëm”.