Dugarry mbron Mbappen

- Bota Sot

Dugarry mbron Mbappen

Gjatë episodit të fundit të “Rothen s’enflamme” në RMC, Christophe Dugarry mbrojti Kylian Mbappe, i kritikuar nga mediat spanjolle për mungesën e golave në dy ndeshjet e fundit me Real Madridin. Ish-sulmuesi francez tha se ndikimi i bashkëkombasit të tij mbetet vendimtar:

“Më duket e pabesueshme që problemet e Real Madridit t’i atribuohen Mbappe.

Ka shumë lojtarë në këtë skuadër që nuk janë në nivelin e kërkuar, janë tejvlerësuar”.

Dugarry shtoi se performanca e disa lojtarëve rëndon skuadrën; Eduardo Camavinga, Aurélien Tchouaméni, Federico Valverde, Güler, por edhe Asensio dhe David Alaba, shpesh i dëmtuar dhe jo konstant.

“Në një klub si ky duhet të mbash nivel të lartë gjatë gjithë sezonit, të jesh vendimtar. Nuk mund të luash një vit mirë, një vit mesatar… Ka shumë lojtarë të paqëndrueshëm aty”.

Sipas tij, problemi nuk është Mbappé, por skuadra në tërësi: “Nëse spanjollët nuk e duan më, le ta kthejnë ose ta bëjnë dikë tjetër të lumtur. Fajësimi i tij është absurd”.



Read it all at Bota Sot