4 vjet nga nisja e agresionit rus, Shukrov: Ukraina zgjodhi rezistencën, populli mbrojti lirinë

- Bota Sot

4 vjet nga nisja e agresionit rus, Shukrov: Ukraina zgjodhi rezistencën, populli mbrojti lirinë

Në aktivitetin përkujtimor në 4-vjetorin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë, ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodimir Shkurov, theksoi rezistencën dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas përballë një prej agresioneve më të ashpra në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij, Shkurov theksoi se Ukraina nuk e zgjodhi luftën, por zgjodhi të qëndrojë dhe të mbrojë parimet e saj.

“Kjo luftë nuk ishte zgjedhja e Ukrainës. Ukraina nuk e zgjodhi luftën. Por Ukraina zgjodhi rezistencën. Për katër vite me radhë, populli ukrainas ka mbrojtur të drejtën themelore për të jetuar, jo vetëm tokën dhe shtëpitë, por edhe sovranitetin, lirinë dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e vet”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se qindra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur dhe se mijëra qytete dhe komunitete janë shkatërruar, përfshirë qytetet Mariupol dhe Bakhmut.

“Rreth 17 mijë civilë janë vrarë, përfshirë 684 fëmijë. Këto shifra nuk janë përfundimtare. Shkalla e vërtetë e tragjedisë do të dihet vetëm pas përfundimit të luftës dhe hapjes së aksesit në territoret e pushtuara”, tha ambasadori.



Read it all at Bota Sot