Lojtarin e Nigerisë e “zyrtarizojnë” në Europë

- Bota Sot

Lojtarin e Nigerisë e “zyrtarizojnë” në Europë

Ismaila Sodiq u bë çështje te Partizani rreth një vit më parë, edhe pse prezantimi i tij nuk erdhi asnjëherë. Për 22-vjeçarin e krahut të djathtë të mbrojtjes u tha se nuk ka kaluar testet mjekësore. Kështu u kthye te Remo Stars në Nigeri.

Së fundmi “transfermarkt” e ka zyrtaruar si lojtar të ND Primorje. Fakt është se as me klubin slloven nuk ka akoma një prezantim.

Partizani e afronte si pasuesin e Andi Hadrojt. Për shkak se mbrojtësi i përfaqësueses së Nigerisë nuk luajti asnjëherë me të kuqtë, problemet ishin të mëdha në krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë sezonit të kaluar.

Sodiq është pa minuta që prej shtatorit. Kjo pasi nuk ka luajtur me Remo Stars, që është duke rënë nga kategoria në Nigeri.



Read it all at Bota Sot