Shkëndija e Tetovës me kalendar të ngjeshur!
Klubi mëson oraret e tri xhirove të ardhshme në kampionat, ndërsa ndeshja çerekfinale e Kupës ndaj Strugës shtyhet për 18 mars për shkak të angazhimit tonë evropian në UEFA Conference League.
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Maqedonisë ndaj Struga Trim&Lum e planifikuar fillimisht për më 25 shkurt në Strugë, është shtyrë për datën 18 mars, me fillim nga ora 14:30.
Shtyrja vjen si pasojë e angazhimit të Shkëndijës në ndeshjen kthyese të play-off-it të UEFA Conference League me Samsunsporin e Turqisë që luhet më 26 shkurt.
Ndërkohë, në kampionat janë caktuar edhe oraret e tre xhirove të ardhshme:
Ndeshjet
2 mars, ora 14:00 – Shkëndija - Pelisteri (Tetovë), xhiroja e 20-të
5 mars, ora 14:00 – Vardari - Shkëndija (Shkup), xhiroja e 21-të
9 mars, ora 14:00 – Shkëndija - AP Brera (Tetovë), xhiroja e 22-të