Janë thelluar akoma më shumë akuzat ndaj Princit Andrew, sa u përket pretendimeve për masazhe private në Buckingham Palace, si edhe përdorimit të fondeve publike gjatë kohës kur shërbente si i dërguar i Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas një deklarate të masazhatores Monique Giannelloni për mediat britanike, në qershor të vitit 2000 ajo ishte ftuar në Pallat për t’i bërë masazh ish Dukës së Jorkut. Më tej Giannelloni ka shtuar se ajo ishte prezantuar me Andreë nga Ghislaine Maxwell, e dënuar më vonë për trafikim seksual. Giannelloni pretendon se pagesa për shërbimin prej 75 paundësh ishte kryer nga një llogari e Familjes Mbretërore.
Ajo është shprehur se gjatë takimit Andreës kishte dalë nga banjoja pa rroba para fillimit të masazhit duke e vendosur atë në një pozicion të sikletshëm.
Ndërkohë, akuza të ngjashme janë bërë edhe nga terapistja tjetër, Emma Gruenbaum, e cila ka deklaruar më herët se ishte ndjerë në siklet gjatë seancave të masazhit në Royal Lodge. Ajo pretendon se ish-princi kishte bërë komente të papërshtatshme dhe kishte shfaqur sjellje të papërshtatshme gjatë takimeve.
Princi Andrew është rikthyer në vëmendje për shkak të faktit që ai vijon të jetë në hetime për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me Jeffrey Epstein.