Trepça dhe Lushtaku ndajnë rrugët

- Bota Sot

Trepça dhe Lushtaku ndajnë rrugët

Skuadra e futbollit Trepça ka ndarë rrugët me trajnerin Tahir Lushtaku. 

Lajmi bëhet i ditur nga vet skuadra e Trepçës, e cila është në mesin e tabelës (pozita e 8-të) me 30 pikë pas javës së 21-të në Ligën e Parë të Kosovës.

“Klubi Futbollistik Trepça njofton opinionin publik dhe tifozët se, pas diskutimeve konstruktive dhe me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët, është arritur marrëveshje e dyanshme për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Tahir Lushtaku. 

Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, z. Lushtaku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi të lartë në ushtrimin e detyrës së tij. 

Ai ka kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e ekipit, duke punuar me seriozitet dhe përgjegjësi në çdo segment të punës së përditshme. 

KF Trepça e vlerëson angazhimin dhe punën e bërë nga z. Lushtaku dhe e falënderon për kontributin e dhënë në shërbim të klubit..

Bashkëpunimi ynë ka qenë i bazuar në respekt të ndërsjellë dhe vlera profesionale. 

Klubi i uron Tahir Lushtakut suksese të mëtejshme në karrierën e tij si trajner, duke besuar se përvoja dhe përkushtimi i tij do të vazhdojnë të japin rezultate edhe në angazhimet e ardhshme”, njofton Trepça.
 



Read it all at Bota Sot