I propozoi fejesën para tifozëve, ndahet pas tri ditësh! Ja arsyeja

- Bota Sot

I propozoi fejesën para tifozëve, ndahet pas tri ditësh! Ja arsyeja

Futbollisti i Kosta Rikës, Derrickson Quiros, i jep fund lidhjes me të dashurën, disa ditë pas propozimit publik gjatë ndeshjes së ligës së Guantemalës

‘Futbollisti Derrickson Quiros dhe influencuesja Wendy Nicole konfirmuan ndarjen e tyre vetëm tre ditë pas propozimit të tyre viral në fushë.

Derrickson Quiros, një lojtar kostarikan i Xelaju MC në Guatemalë, i propozoi të dashurës së tij Wendy Nicole në fushë”, shkruan media spanjolle “Marca”.

Çifti kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur, pas fitores 4:2 të Xelajú MC ndaj Marquense në Clásico de Occidente (Derbi Perëndimor), futbollisti u ul në një gju dhe e surprizoi Wendyn në fushë.

“Po është e vërtetë që lidhja jonë (fejesa) ka përfunduar.

Ishte një situatë e vështirë personale, si çdo ndarje, por preferoj që ta përballoj me respekt dhe maturi”, tha futbollisti nga Kosta Rika.



Read it all at Bota Sot