Polemikat në Itali

- Bota Sot

Polemikat në Itali

Një nga përfaqësuesit e gjyqtarëve italiane, ish-gjyqtari Dino Tomasi, ka komentuar sot në emisionin e përjavshëm “Open VAR” në “DAZN” vendimet më të diskutuara të fundjavës në Itali.

Dhe sigurisht vëmendja ka qenë te sfidat e Napolit dhe Milanit, që janë mbushur me polemika dhe akuza për vendime të gabuara të gjyqtarëve.

Fillimisht ai ka folur për penalltinë që iu anuluar Hojlund në ndeshjen Atalanta-Napoli, e më pas ka kaluar te goli që iu anulua napolitanëve. “Penalltia e anuluar është vendim absolutisht korrekt.

Nuk ka asnjë faull të mbrojtësit të Atalantës, Hojlund kërkon kontaktin ndërsa Hien është i ndalur.

Kifi është i pozicionuar mirë, ka një ndjesi të gabuar dhe e kupton menjëherë para monitorit. Ne i japim shumë rëndësi faktit që arbitrit të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtu ai ka bërë një vlerësim fushe të gabuar.

Goli i anuluar? Duke parë pamjet, është një përplasje turp më trup. Është shumë pak për ta cilësuar faull. Mbrojtësi i Atalantës kërkon kontaktin me kundërshtarin, bëhet fjalë për një gabim fushe. Pse nuk u thirr nga VAR? Kanë ndarë të njëjtën zgjedhje, shohin një mbajtje,

Vendimi i fushës për ne është shumë më i rëndësishëm dhe në këtë rast është i gabuar. Nëse do të kishte qenë korrekt, nuk do të kishim pasur këto problematika”, ishte komenti i tij për ngjarjet në Atalanta-Napoli.

Ndërkohë, ai nuk u jep të drejtë pretendimeve të Milanit për ndeshjen ndaj Parmës dhe golin e Troilo, i cili u anulua fillimisht për faull ndaj Menja por pastaj u dha me VAR. “Lojtari i Pramës është komplet i ndalur, nuk bën asnjë lloj lëvizje drejt portierit të Milanit, nuk i pengon daljen dhe ka të drejtën të pozicionohet aty. Verifikimi në fushë është korrekt, nuk ka faull. Edhe sa i përket Troilo, është absolutisht i rregullt, i vjedh kohën Bartesagit i cili nuk kërcen. E drejtë te jepej gol”, tha ai.



Read it all at Bota Sot