Atletico Madrid është kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.
Skuadra nga Madridi eliminoi Club Bruggen pas një fitoreje 4:1 në ndeshjen e kthimit, pasi takimi i parë ishte mbyllur baras 3:3.
Për Atletico shënuan Sorloth het-trik në minutën e 23-të, 76’ e 87-të dhe Cardoso në minutën e 48-të.
Për mysafirët realizoi Ordonez në minutën e 36-të.
Skuadra belge tentoi të befasojë në Madrid, por nuk ia doli dhe Atletico siguroi kalimin në fazën tjetër të Champions League.