Një zhvillim i bujshëm mund të ndodhë në pankinën e Morokut.
Largimi i trajnerit Walid Regragui konsiderohet pothuajse i kryer, edhe pse ende nuk ka një zyrtarizim, me burime brenda federatës që e cilësojnë situatën si të mbyllur në 99.99%.
Sipas raportimit të MARCA, emri favorit për ta zëvendësuar është Xavi Hernández.
Ish-trajneri i Barcelonës është i lirë prej më shumë se një sezoni dhe shihet si profili ideal për të nisur një projekt ambicioz me përfaqësuesen afrikane.
Federata marokene besohet se e konsideron Xavin si zgjedhjen e ëndrrave, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese për Botërorin 2026, ku Maroku do të tentojë të konfirmojë arritjen historike të vendit të katërt në Botërorin e 2022.
Objektivi është i qartë: vazhdimësia në elitën e futbollit botëror dhe konsolidimi i një brezi që tashmë ka hyrë në histori.
Nëse marrëveshja finalizohet, do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme në pankinat e kombëtareve.