Real Madrid pa Mbappe në ndeshjen e kthimit ndaj Benfica

- Bota Sot

Real Madrid pa Mbappe në ndeshjen e kthimit ndaj Benfica

Ylli francez i Real Madrid, Kylian Mbappe, nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Benfica, të mërkurën, për shkak të një problemi me ligamentin e gjurit të majtë.

Sipas burimeve të gazetarit të njohur të futbollit, Fabrizio Romano, Mbappe ka ndjerë dhimbje në javët e fundit, por ka vazhduar të luajë.

Megjithatë, për ndeshjen e kthimit, ai është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës. Real Madrid e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

Kjo mungesë vjen në një moment kur Mbappe është golashënuesi kryesor i LaLiga dhe i Champions League.



Read it all at Bota Sot