Real Madrid – Benfica, formacionet e mundshme

- Bota Sot

Real Madrid – Benfica, formacionet e mundshme

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës “play-off” në Champions League, ku do të përcaktohen katër skuadrat që do të kalojnë në mesin e 16 më të mirave.

Në Madrid, Reali pret Benfican, me spanjollët që kanë avantazhin minimal nga sfida e parë. Dueli mbetet i hapur, ndërsa pritet një përballje e fort për të luftuar për kualifikimin.

Kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, presin Monaco pas fitores 3-2 në takimin e parë. Të gjitha këto ndeshje do të luhen në orën 21:00. Atalanta përballet me Borussia Dortmund më herët, në orën 18:45, pas humbjes 2-0 në Gjermani.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Alexander-Arnold, Asencio, Rüdiger, Carreras; Valverde, Güler, Tchouaméni, Camavinga; Gonzalo, Vinicius Junior.

Benfica (4-4-2): Trubin; Dedić, T. Araújo, Otamendi, Dahl; Ríos, Aursnes; Lukébakio, Silva, Schjelderup; Pavlidis.



Read it all at Bota Sot