Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmundin

- Bota Sot

Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmundin

Champions League mbrëmjen e sotme do të lujë 4 duele të tjera të “zjarrta”, të cilat marrin padiskutim vëmendjen e tifozëve. 8 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e ndeshjeve të kthimit të “Play-Off”, ku synojnë fitoren për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Kështu gjithçka do të startojë me përballjen Atalanta – Dortmund, sfidë kjo e cila nis në orën 18:45.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar me shifrat 0-2 në favor të gjermanëve, me Berat Gjimshitin që do të kërkojnë përmbysjen e madhe.

Në orën 21:00 do të luhen 3 duelet e tjera. Juventusi pret Galatasarayn me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 2-5 në favor të turqve. Një tjetër sfidë interesante është përballja mes PSG dhe Monacos, me derbin e parë francez që përfundoi 3-2 në favor të parizienëve.

Dhe sfida e fundit është mes Real Madrid dhe Benficas në “Santiago Bernabeu”. Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në Portugali ka përfunduar me fitoren minimale të madrilenëve, të cilët tentojnë një tjetër rezultat pozitiv për t’u kualifikuar në fazën tjetër të këtij turneu.



Read it all at Bota Sot