Futbollisti Riccardo Merkuri humbi jetwn tragjikisht, raportojnë mediat italiane dhe britanike.
Riccardo Merkuri luante për ekipin e tij lokal ASD Montemilone Pollenza, i cili garon në ligat rajonale amatore.
“Riccardo Merkuri, 20 vjeç, u gjet i vdekur në det pranë Pollenzas, Itali, pasi la nënën e tij Albana Kastrioti pa ndjenja me lëndime të rënda në shtëpinë e tyre”, shkruan media britanike “Express.co.uk”.
“Një futbollist i ri dyshohet se e rrahu nënën e tij duke e çuar në gjendje kome përpara se të hidhej në det në Itali”, ka shkruar “The Sun”.
“Trupi i pajetë i Riccardo-s, 20-vjeçarit që u hodh në portin e Civitanova Marche (MC) pas një grindjeje me nënën e tij, u gjet në ujë rreth mesditës.
Mbrëmjen e së premtes, i riu kishte sulmuar Albana Kastriotin, një estetiste 53-vjeçare me origjinë shqiptare, në shtëpinë e tyre në Pollenza (Macerata), duke e goditur rëndë nënën e saj në fytyrë.
Më pas ai iku me makinë, duke lënë telefonin celular në shtëpi, dhe u drejtua për në Civitanova Marche”, ka shkruar media italiane “Corriere della Sera”.
Sipas raportimeve, i riu po darkonte me nënën, Albana Kastriot (53), kur mes tyre shpërtheu një debat. Fqinjët, pasi dëgjuan zëra të lartë, njoftuan policinë. Kur autoritetet mbërritën, e gjetën gruan pa ndjenja në banjë me plagë të rënda, ndërsa 20-vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas, ai udhëtoi drejt Civitanova Marche dhe u hodh në det. Trupi i tij u gjet pas 38 orësh kërkime, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi si shkak vdekjeje hipoterminë dhe mbytjen.