Luvri ka një shef të ri/ Vendoset drejtori i muzeut, pas krizave të njëpasnjeshme

- Bota Sot

Luvri ka një shef të ri/ Vendoset drejtori i muzeut, pas krizave të njëpasnjeshme

Qeveria franceze ka emëruar historianin e artit Christophe Leribault si drejtorin e ri të muzeut të Luvrit në Paris.

Ky emërim i ri vjen pas dorëheqjes së Laurence des Cars në mbrëmjen e së martës.

Pallati Elize thotë se detyrat kryesore të historianit 62-vjeçar të artit do të jenë forcimi i sigurisë dhe modernizimi i muzeut më të vizituar në botë, duke zbatuar projektin “Rilindja e Re” të presidentit francez Emmanuel macron.

Pas grabitjes tronditëse të vitit që lamë pas, Emmanuel Macron njoftoi një plan rinovimi prej 800 milionë eurosh, i financuar pjesërisht nga çmimet e rritura të biletave për qytetarët jo europianë.

Çështja e parë që do të ketë në dorë Leribault do të jetë adresimi i krizave. Asnjë nga sendet e vjedhura nuk është gjetur ende, por Luvri ka njoftuar së fundmi se do të kryhen riparime për kurorën e Perandoreshës Eugénie që u dëmtua gjatë bastisjes.

Së fundmi, autoritetet franceze zbuluan edhe një skemë të dyshuar mashtrimi me biletat, e cila dyshohet se ka funksionuar për rreth një dekadë dhe mund t’i ketë shkaktuar muzeut humbje deri në 10 milionë euro.

Presidenti francez Emmanuel Macron e pranoi dorëheqjen e znj. des Cars, duke e cilësuar atë si “një akt përgjegjësie” në një moment kur muzeu ka nevojë për “qetësi” dhe një shtysë të re për përmirësimin e sigurisë, modernizimin dhe projektet madhore.

Përpara kësaj, ai ishte drejtor i Muzeut të Orsay.



Read it all at Bota Sot